Arrestohet biznesmeni i njohur, punonjëset e veta i kthente në ‘skllave se*si’

Një skandal seksual i pabesueshëm shpërtheu në Francë. Jacques Bouthier, CEO i “Assu2000” është burgosur që nga e shtuna, pasi është paditur për trafikim të qenieve të mitura njerëzore, përdhunim të të miturve dhe pjesëmarrje në një shoqatë kriminale me qëllim kryerjen e rrëmbimit.

Pra, pjesë e një bande të organizuar. I vendosur në paraburgim, ai dha dorëheqjen nga mandati i tij si president, tha të martën grupi “Vilavi”.

Veprat për të cilat ai akuzohet ngjallin indinjatë. Pasditen e kësaj të hëne, RTL zbuloi veçanërisht dëshminë e një të reje 22-vjeçare, që bëri të mundur nisjen e hetimeve. Kjo e fundit tha se kishte pesë vite “rob”, e mbyllur në një nga banesat e “xhelatit” të saj, ku ishte përdhunuar disa herë. Gjithashtu, sipas informacioneve nga RTL, të paktën shtatë vajza të reja do të kishin përjetuar të njëjtin fat.

Kenza, emri i së cilës është ndryshuar, marokene me origjinë, tha për “Le Parisien” se ishte vetëm 16 vjeçe kur ra në kthetrat e Jacques Bouthier.

Ajo nënvizoi se kur mbushi moshën 18 vjeçe, CEO i “Assu 2000” vendosi ta çonte në klube nate, ku do t’i kishte imponuar, prapëseprapë sipas shpjegimeve të së resë, orgji seksuale me grupe burrash të gatshëm për të paguar secili 100 euro.

Loading...