Arrestohet drejtuesi i ‘Benz’, me shpejtësi jashtë limitit dhe i dehur në timon

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip “Benz” që u goditi mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 vajzat, e për pasojë dy prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjera ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Në pranga ka rënë Behar Pema, i cili dyshohet se ka qenë i dehur në timon, gjë që mund të ketë shkaktuar përplasjen me automjetin me të cilin udhëtonit katër vajzat.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës, ndërsa dy prej vajzave nuk arritën t’i shpëtonit plagëve të marra dhe humbën jetën në spital.

Loading...