Kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Panorama.al mëson se Nikolli po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës.
Ndaj kryetarit të të përndjekurve ishte lëshuar një urdhër arrest në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku u bllokuar edhe Rruga e Kombit në hyrje të Rrëshenit.
Po ashtu mësohet se Nikolli është habitur në lidhje me këtë urdhër arrest, pasi sic pretendon ai nuk ka qenë fare në protestë.
Loading...