Arrestohet edukatorja që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren

Është arrestuar edukatorja M.D e cila ushtroi dhunë barbare ndaj 3-vjeçares së mitur duke i thyer asaj këmbën.
Pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës e cila kërkonte burgosjen e edukatores, ka ardhur urdhri i Gjykatës, e cila i hapi rrugë arrestimit të M.D.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave në një emision televiziv u shfaqën pamjet kur edukatorja ushtronte dhunë ndaj 3-vjeçares, duke i thyer të miturës këmbën.

Pas kqyrjes së pamjeve filmike Prokuroria e Tiranës kërkoi sot arrestimin e edukatores.

Pak minuta aps kërkesës së prokurorisë erdhi arrestimi i saj.

Njoftimi:

Në vazhdim të veprimeve të thelluara hetimore në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për masën e sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen Majlinda Dehima, 48 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në një kopësht privat, ku punonte si edukatore.

Ndërkohë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional.

Loading...