Arrestohet Fjolla Morina? Vjen reagimi ‘epik’ nga këngëtarja

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar menjëherë pas lajmit për arrestimin e saj. Ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një foto nga dyqani i saj në Kosovë.

Tek përshkrimi i fotos, Morina shkruan “Tek dyqani jam”. Kanë qenë mediat kosovare të cilat kanë publikuar lajmin rreth arrestimit të Fjolla Morinës në Prishtinë.

Ndërkohë sipas avokatit të saj, Fanol Krasniqi, këngëtarja është shoqëruar në komisariat, por pa dhënë arsyen.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Kujtojmë se këngëtarja Fjolla Morina është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u arrestua më shumë se një vit më parë nga autoritetet shqiptare në kufi me një armë zjarri pa leje.

Mbi këngëtaren kosovare, rëndon akuza e trafikut të municioneve dhe armëve në Shqipëri. Ajo ishte shpallur në kërkim më datë 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja u martua gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

Loading...