Arrestohet ish-anëtari i Këshillit Bashkiak, dyshohet se abuzoi me 25-vjeçaren me epilepsi

Një 25-vjeçare, është dërguar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Nga deklarimet e së resë rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat.

Mësohet se e reja vuante nga problemet e epilepsisë dhe në momentin e ngacmimit ajo ka kaluar një krizë epileptike.
E reja me origjinë nga Trebinja e Mokrës dyshohet se është ngacmuar nga i arrestuari në momentin që ky i fundit po montonte një panel diellor në subjektin ku 25-vjeçarja punonte prej disa kohësh.

Mema është proceduar edhe më herët penalisht për lidhje të kundraligjshme të ujit, gjithashtu Mema ka qene i akuzuar për shkelje kur ka qënë inspektor në Drejtorinë e Tatimeve Korçë.

Mema për disa mandate ka qënë dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak më Pogradec.

Loading...