Vetëm pak orë pas shpalljes në kërkim, policia e Vlorës ka vënë në pranga ish-kreun e Kadastrës në këtë qytet, Klodian Troci.
Ai dyshohet se është përfshirë në skandalin e zhdukjes së dosjeve të pronave nga arkivat e qarkut të Vlorës vetëm pak ditë më parë, ndërsa policia i ka gjetur në banesë edhe një shumë prej rreth 60 mijë eurosh.
Prokuroria thotë se ka prova për të ngritur akuza ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim.
Loading...