Arrestohet ish-Presidenti i këtij shteti

Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon është arrestuar në shtëpinë e tij në Kishinau gjatë një bastisje nga prokurorët e sektorit anti-korrupsion dhe është mbajtur në komisariat përreth 72 orë.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme moldave, Maria Cherpec tha për mediat lokale se Dodon, i cili njihet si një politikan pro-rus, dyshohet për korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe marrja e ryshfeteve për përdorim politik nga një organizatë kriminale, por edhe tradhti të lartë kombëtare.

Dodon, i cili shërbeu si president i Moldavisë në vitet 2016-2020 është arrestuar së bashku me kunatin e tij, Petru Merineanu. Ky i fundit sipas prokurorëve u përpoq të gëlltiste një pjesë të provave të rëndësishme kundër ish-presidentit.

Paraditen e së martës punonjës të Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë së bashku me Prokurorinë Kundër Korrupsionit kanë kontrolluar shtëpinë e Dodon-it dhe 12 ambiente të tjera, ku përfshihet zyra e unionit të biznesit moldavo-rus.

“Po studiohen pasuritë e paluajtshme që i përkasin ndërmjetësve”, u shpreh kryeprokurori Kerpek për mediat.

Ndërkohë, anëtarët e Partisë Socialiste të Dodonit hodhën poshtë akuzat ndaj Dodonit, duke thënë se ishin pjesë e një “show që s’vlen dy lekë” dhe që synonte të largonte vëmendjen e publikut nga varfëria dhe çështjet sociale.

Dodon u mund në zgjedhjet e nëntorit 2020 nga Maia Sandu, një politikane e shkolluar në SHBA, e cila kandidoi duke premtuar marrëdhënie më të ngushta me Perëndimin. Me të në krye, Moldavia aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në mars pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Loading...