Arrestohet kryebashkiaku i ishullit të miliarderëve në Greqi

Policia ka arrestuar kryebashkiakun e ishullit të famshëm Mykonos pas ankesës së pronarit të një hoteli.

Mediat greke bëjnë me dije se Konstantinos Koukas u arrestua sepse një ditë më parë ai kishte urdhëruar prishjen e disa ndërtimeve që kishte ngritur një hotel në plazhin Kalo Livadi.

Menjëherë pas këtij veprimi, pronari i hotelit bëri një padi penale ndaj kryebashkiakut, ndërsa prokurori urdhëroi arrestimin e menjëhershëm, vendim që u ekzekutua nga policia.

Tani ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. /abcnews.al

Loading...