Arrestohet në Spanjë, vrasësi i dy shqiptarëve për hesape droge

Autori i vrasjes së dy shqiptarëve, Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka 27 vjeç është arrestuar në Spanjë. 26 vjeçari Maurizio Archinito, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pas vrasjes me armë zjarri të dy shqiptarëve, dajë e nip me ndihmën e vëllait të tij, Mattias.

Vrasja ka ndodhur në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso dhe sipas hetimeve, dyshohet se gjithçka kishte të bënte me kontrollin e trafiqeve të drogës.

Policia mundi të arrestojë Mattias në korrik të vitit 2017, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë. Ndërsa vëllai i tij, Maurizio është arrestuar se fundi ne nje zone te Barcelonës dhe tashmë duhet të vuajë 22 vjet burg.

(BalkanWeb)

Loading...