Arrestohet një serb në veri të Kosovës, s’do e besoni çfarë i sekuestroi policia

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka bastisur të mërkurën një lokacion në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Pas bastisjes, ka sekuestruar 4 granata dore, 12 mijë euro, 1 kallashnikov me 200 fishekë të ndryshëm, radiolidhje e pajisje të tjera ndihmëse për trazira.
Në njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha se është arrestuar një person i nacionalitetit serb, derisa dyshohet se këto pajisje janë pjesë e aktiviteteve ilegale dhe kriminale.

Sveçla shkroi se aksioni është duke vazhduar.

“Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cenojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Loading...