Arrestohet pronar i një lokali në Tiranë për shitje të produkteve të mishit dhe qumështit, pa licencë.

Policia e Tiranës gjatë kontrolleve në lokale të ndryshme për rastet e shkeljeve të ligjit, kanë arrestuar të dyshuari A.A., 48 vjeçar për veprat penale, “prodhimi i kundërligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Në njoftim thuhet se në lokalin e të dyshuarin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale një sasi e konsiderueshme me produkte të mishit dhe qumështit, pa licencë.

“Ky subjekt u gjobit në shumën prej 1 mijë e 650 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137 mijë e 366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë.

Policia ka njoftuar se rasti i është dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Loading...