Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 50 sirianët e kapur në gomone në Vlorë

Pronari i një hoteli në Tiranë, i identifikuar me emrin F D është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka strehuar sirianët që u shpëtuan në Vlorë një natë më parë.

Policia ka rënë në gjurmët e Dushës pasi emri i tij është përmendur nga klandestinet sirianë gjatë marrjes në pyetje.
Nje grup prej 50 personash nga Lindja e Mesme rrezikuan mbi 3 orë në det të hapur me motin e keq derisa dhane alarmin dhe policia u shkoi ne ndihme pasi tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane.

Loading...