Gjatë një kontrolli në makinën e Mark Frrokut, policia ka zbuluar 2 armë zjarri.
Ish-deputeti nuk ndodhej në mjet në momentin e kontrollit, teksa në prangat e uniformave blu ka rënë shoferi personal, i cili ka pranuar edhe pronësinë e armëve.
Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën BMW-në me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit Mark Frroku.
Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi
Ky i fundit është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi”
Kujtojmë se mandati si deputet i Mark Frrokut u la përgjysmë pas akuzave dhe më pas dënimit me burg për një vrasje në Belgjikë.
Emrin e tij në listën e PKD-së për deputet e pasonte i vëllai, Arben Frrok, cili rezulton ende në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me burg për jetë në lidhje me vrasjen e Komisarit, Dritan Lamaj./Shqiperiaime