Arrestohet shqiptari në Greqi

Një shtetas Grek me origjinë shqiptare është arrestuar prej departamentit të krimit ekonomik Grek (zdhoe) gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën Glifadha të Athinës.

Sipas burimeve policore,52 vjeçari u arrestua prej një ekipi policor grek të mbështetur prej homologëve të tyre holandezë.

Sipas organit të akuzës,52 vjeçari kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës,jo pak por plot 250 milion euro cash vetëm brenda 10 muajve të fundit.

Ende nuk është e saktë skema që ai përdorte,por besohet se sasia gjigante e parave cash vinte nga Holanda por edhe vende të tjera perëndimore e në vazhdim kalohej në formë pagesash bitcoin ose kripto monedhave të tjera,dhe në vazhdim sërish konvertohej në kesh për tu dërguar në drejtë vendeve të tjera parajsa fiskale,ose kthehej në prona të pa tundshme në Greqi, Shqipëri dhe vendet e lindjes së mesme si Dubai.

Policia tha se gjatë orëve në vazhdim do të japë detaje lidhur me aktivitetin e 52 vjeçarit dhe organizatës që ai drejtonte.
Për momentin janë sekuestrua sasi parash, ora dore me vlerë të madhe si dhe hard disk me sasi të mëdha kripto të depozituara në to.

Materialet do të dërgohen në laboratorë të posaçëm të policisë kriminale greke për ekzaminim të mëtejshëm.

Loading...