Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, bashkë me pronaren e një lavanderie, pasi në vendin ku ata punonin, janë gjetur k okainë e 30 mijë euro cash.
Oficerët e policisë në Rimini kishin parë prej kohësh se kishte lëndë narkotike brenda një lavanderie dhe për të shuar dyshimet, ata kanë kryer një kontroll të befasishëm, duke gjetur 60 gramë k okainë dhe shumë të madhe të parave, prej 30 mijë euro.
Po ashtu, janë gjetur edhe mjete të tjera që përdoren për të paketuar drogën, shkruajnë mediat italiane. Pas kontrolleve, policia arrestoi shqiptarin dhe pronaren e biznesit.
Në Gjykatën e Riminit, shqiptari ka thënë se nuk merrej me trafik droge dhe se mjetet që shërbenin për paketimin e kokainës i ruante për një bashkëfshatarin e tij, i cili ishte kthyer në Shqipëri.
Pronarja ka mohuar të ketë dijeni për praninë e drogës në lavanderi duke thënë se ajo nuk ka gisht në trafikun e kokainës. Gjykata caktoi seancën e radhës për në 3 mars të këtij viti për të vendosur mbi çështjen e dy të arrestuarve për ko kainë.