Ditën e djeshme, policia italiane në zonën e Aquila-s, ar restoi dy persona, mes tyre një 40-vjeçar shqiptar për t rafik d roge. Këtë të enjte, policia ka sjellë detaje nga operacioni si dhe foto nga l ënda n arkotike e sekuestruar brenda banesës së dy të arrestuarve.
Brenda në banesë iu gjetën 23 d oza të vogla kokaine me një peshë prej 10 g ramësh si dhe 5 pako k anabis me një p eshë prej 450 gramësh. Kanë qenë fqinjët e të arrestuarve që kanë thërritur policinë duke u shprehur se në banesën e tyre kishte shumë hyrje-dalje nga persona të ndryshëm.
Policia dërgoi në vendngjarje dy efektivë të veshur civilë të cilët qëndronin në hyrjen e pallatit. Ata vunë re se shumë persona hynin dhe dilnin nga ndërtesa dhe pasi pikasën apartamentin e t rafikantëve, hynë dhe bënë të mundur arrestimin e tyre.
Në ndihmë të dy oficerëve erdhi dhe një patrullë tjetër, me ta dhe qentë antid rogë të cilët zbuluan l ëndët n arkotike të fshehura në apartament. Sipas mediave italiane, të rinjtë e kishin fshehur k anabisin në një vrimë të hapur në dysheme.
Ata kishin shkulur një pllakë ku poshtë saj kishin hapur v rimën, të cilën më pas e mbulonin sërish. Gjithashtu policia gjeti dhe 2.390 euro dhe materiale për peshimin dhe paketimin e lë ndës n arkotike. Gjatë operacionit, një person i ra cetefonisë së pallatit dhe u ngjit në apartamentin e t rafikantëve ku u prit nga efektivët e policisë. Ai u shpreh se kishte ardhur për të blerë d rogë nga dy autorët. Të dy shpërndarësit e d rogës u a rrestuan dhe u dërguan në Marassi në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.