Arrestohet zyrtari i lartë i Partisë Socialiste

Drejtori i ujësjellësit në Kurbin, Alfred Prodani, një nga drejtuesit e PS po në Kurbin, njoftohet se është arrestuar. Ai akuzohet në Spanjë për vjedhje.

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellëti të kurbinit Alfred Prodani. Burimet bëjnë me bëjnë se Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.

Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza. Burime bëjnë me dije se arrestimi është provizor me qëllim ekstradimi.

Arrestohet zyrtari i lartë i Partisë Socialiste. Policia zbardh

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton Policia.

Loading...