Arrihet marreveshja per reformen zgjedhore.
Burime te konfirmuara bejne me dije se mazhoranca dhe opozita kane arritur ne nje marreveshje diten e sotme ne oret e pasdites.
Ne pranine e ambasadoreve, anetaret e Keshillit Politik jane mbledhur pasdite ne sotme ne ora 19.30 per ti dhene doren e fundit marreveshjes se arritur.
Takimi i paleve ka nisur nderkohe qe me heret ka përfunduar takimi mes anëtarit të PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës në selinë e qeverisë ndërsa një tjetër takim paralel ende nuk ka përfunduar në selinë e PD, mes kryetarit Lulzim Bashës, aleates Monika Kryemadhi dhe 2 përfaqësuesve të opozitës në KP, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.
Takimi i sotëm i Këshillit Politik është kërkuar nga opozita ndërsa është njoftuar ora 19:30 në Pallatin e Kongreseve. Disktutimet per reformen zgjedhore jane intensitifikuar ditet e fundit pas tejkalimit te afatit te 31 majit pas aktivizimit te ambasadireve qe nxiten palet drejt nje marreveshje.