Tashme emisioni “Njerez ne Nevoje” ka mbrritur ne puntaten e 4_te. Sigurisht qysh ne minutat e para te pjeses se pare pati nje inpakt nga ku pjese e studios u bene edhe telefonatat e shumta nga familjar dhe familje ne nevoje.Nje nga keto telefonata ishte edhe e zonjes nga Selenica e Vlores Fatmira Bombaj e cila shprehu shqetesimin dhe fatkeqesite qe kishin ndodhur ne familjen e saj,Tashme me humbjen e njerezve me te shtrenjt djalit dhe bashkeshortit ne shtepi ajo eshte e detyruar te udheheqi familjen se bashku me nusen e djalit.Bashkeshorti i saj ka vetem 6 muaj qe eshte larguar nga kjo bote dhe femijet e djalit dhe nusen duhet ti ushqeje dhe ti ruaj nga gjithcka vet Fatmira.
Ne biseden telefonike qe patem ne emision, une kontaktova me Fatmiren dhe u njoha nga afer me gjithcka qe shqetesonte ate familje.Por me kryesorja ishte varferia ekstreme pasi ajo familje nuk kishte asnje te ardhur ekonomike tjeter vecse nje 30 mij lekeshi te vjeter.Fatmira kerkon vetem nje ndihme te vetme dhe ajo eshte sigurimi i nje vendi pune si sanitare ne institucione apo godina private ne qytezen e Selenices pasi vetem aty mund te punoje pa qene larg niperve dhe mbesave qe i ka nen kujdesin e saj.Ne te gjitha keto dite une kam ndjekur hap pas hapi te gjitha perpjekjet per ti siguruar familjes Bombaj kushtet minimale te ushqyerjes dhe sigurisht kjo nuk eshte merite vetem e imja por e nje stafi te tere qe une bashkepunoj dhe operoj ne ndihme te ketyre familjeve.
Per rastin e familjes se Fatmires vlen te falenderoj dhe pergezoj bujarine,fisnikerine dhe gadishmerine e njerit prej biznesmeneve te Vlores Z.Shpetim Danaj i cili beri te mundur qe se bashku me Bledin kolegun tim dhe te emisionit “Njerez ne Nevoje” si dhe stafin e qendres se tij “Century Aulona 21” arritem te jemi prane kesaj familje dhe ti jepnim Znj.Fatmira nje perqafim dhe fjalen se se shpejti do te realizojme hapin e dyte per kete familje.
Gjithmone dhe perhere do te kem lot ne sy dhe dhimbje ne zemer nese nuk arrij te bej dicka per kedo familje ne nevoje qe rasti apo jeta me njeh me te.
Anila Sulaj Ahmataj