Arritja e marrëveshjes!Hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë

Pas 13 ditësh bllokim, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë larguar nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Brnjakut, të cilat ishin vendosur aty që prej 20 shtatorit, kur u mor vendimi nga qeveria e Kosovës për zbatimin e reciprocitetit të targave.
Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, tashmë në kufij do të hiqen barrikadat dhe do të vendoset për dy javë KFOR-i, për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Largimi barrikadave dhe Njësisë Speciale filloi paraditen e sotme rreth orës 08:00 dhe përfundoi në 16:00.

Mirëpo edhe ditën e sotme, ka pasur tensione në kufi, mes Njësive Speciale dhe protestuesve serbë, ku këta të fundit nuk pranon të largoheshin nga kufiri pa ikur Njësia Speciale. Pas rreth dy orësh nisi edhe largimi i kamionëve nga korsia e dytë pas tyre edhe Njësia Speciale. Gjithçka shikoi në rregull në Brnjak, por jo edhe në Jarinjë ku protestuesit serbë refuzuan të largonin kamionin në të cilin shkruhej “Mirësevini në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Kjo bëri që Njësia Speciale të kthehej sërish në vendin ku kishte qëndruar për 13 ditë duke kërkuar që të largohej edhe kamioni i fundit nga aty. Pas më shumë se gjysmë ore, protestuesit serb u dorëzuan dhe larguan kamionin nga aty.

Më 20 shtator, kryeministri Albin Kurti vendosi zbatimin e masës së reciprocitetit, ku të gjitha automjetet serbe duhej të merrnin një targë të përkohshme nëse futeshin në territorin e Kosovës, kjo për shkak se një masë e tillë zbatohej edhe nga serbi për automjetet kosovare. Ky vendim nuk u prit mirë nga pala serbe, madje protestuesit serbë bllokuan pikat e kalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës.

Advertisements

Për të ulet tensionet mes dy vendeve u desh ndërhyrja e BE-së, ku në Bruksel u vendos që të dyja vendet, nga data 4 tetor do përdoronin etiketat ngjitëse për targat që do të jenë falas.

Marrëveshja e arritur në Bruksel:

1. Njësitet speciale të Policisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga data 2 tetor, 2021 në orën 8:00, deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, para fillimit të largimit të bllokadave dhe do të qëndrojë mesatarisht dy javë, që të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

2.Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3.Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezantojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme.

Loading...