Këto janë pamjet që vijnë nga operacioni i policisë në Shijak, ku sikuse shfaqet në pamje një vilë 4 katëshë është përshtatur për të kultivuar kanabis.
Kati i tretë dhe të katërt i vilës në fshatin Sallmone, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Sakaq, policia bëri me dije se arsenali i armëve ishin të fshehura me një mur të dyfishtë, ku u gjendën 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë janë zbardhur emrat e dy vëllezëeve pronarëtë vilës. Mësohet se ata janë Fredi Krasniqi dhe vëllai i tij Selman Krasniqi.
Fredi Krasniqi ka rënë në prangat e policisënë kushtet e flagrancës ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.