Arsyeja e ‘trishtë’ pse Facebook ka ngjyrën blu

Të gjithë e njohim Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook. Ai pritet që shumë shpejt të jetë personi më i pasur në botë. Deri atëherë, pasuria e tij vlerësohet të jetë 110 miliardë dollarë.
Ndërkohë, në mediat ndërkombëtare listohen një sërë detajesh që asnjëri nuk i dinte.

Ngjyra e Facebook është e kaltër pasi që Zuckerberg është daltonist. Ai nuk i dallon nuancat e ngjyrës së kuqe dhe të gjelbër, dhe më së miri e dallon të kaltrën e pikërisht për këtë arsye dominon kjo ngjyrë në rrjetin e tij social.

Mark njihet për sfidat e tij vjetore. Derisa shumë mendojnë për zgjidhjet e Vitit të Ri dhe planet për ndryshim në jetë, Zuckerberg çdo vit i ka dhënë vetes nga një detyrë (sfidë) që do të duhej ta implementonte gjatë vitit.

Kështu një vit vendosi të njoftohet me njerëz që nuk ishin pjesë e Facebookut, më pas kërkoi që çdo ditë të merret me kodim, e një prej sfidave ishte që çdo javë të lexojë nga një libër.

E pas krizës së madhe ekonomike të vitit 2009, vetes i dha një mision interesant – vendosi të bartë kravatë çdo ditë. Me këtë lëvizje ka dashur që të gjithëve në Facebook por edhe jashtë kompanisë, t’i tregojë se është bërë mjaft serioz dhe se mund të drejtojë kompaninë e madhe edhe në momentet e vështira.

Ashtu sikur Steve Jobs ishte i njohur për xhinset dhe bluzën e zezë, njëjtë njihet Zucerkberg për xhinset dhe bluzën pa mëngë. Gjatë një konference të organizuar vite më parë, Zuckerberg i është përgjigjur pyetjeve të vizitorëve duke shpjeguar se pse gjithmonë i vesh rrobat e njëjta.

Me këtë rast shpjegoi se nuk dëshiron të shpenzojë energji në gjëra të parëndësishme, duke u fokusuar në mënyrën më të mirë që mund t’i shërbej komunitetit.

Në vend që të mendoj për kombinimet e rrobave kur e hap dollapin, në të gjenden dhjetëra rroba por që janë të njëjta.

Themeluesi i Facebookut, së fundmi në rrjetin e tij social ka publikuar fotografinë e dhive të tij, e në veçanti një prej tyre kishte emër interesant. Njërën e kishte quajtur Max e një tjetër Bitcoin, kështu shumë konsiderojnë se ishte një mesazh përkrahës për këtë kriptovalutë, apo ndoshta ka dashur t’ia bëjë me dije opinionit që edhe ai posedon bitcoin.

Në rini, Zuckerberg kishte dy nofka interesante, si i vogël e ëma e thërriste Princley, kurse në Harvard mori nofkën Slayer. Si 12-vjeçar zhvilloi “ZuckNet”, platformën e komunikimit për ordinancën e babait që punonte si dentist, e që për të biseduar e përdornin edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Loading...