Arsyet pse u lirua Endrit Dokle nga bu.rgu (foto)

Gjykata e Krujës ka liruar sot nga burgu ish kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle. 

Por cila është arsyeja e lirimit?

Një kompani ndërtimi, e quajtur “Mateo Konstruksion” i ka siguruar një vend pune Dokles, kontratë e firmosur që në tetorin e vitit 2019.

Sipas saj, Dokle do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore. Ai do të jetë në një periudhë 3-mujore prove, ndërsa më pas do të firmoset një kontratë 1-vjeçare.

Gjykata e Krujës liron me kusht Endrit Doklen, të dënuarin me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit. Vendimi u mor mesditën e së martës nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike, që mbeten për t’u sqaruar.

Vendimi i gjykatës që është në vazhdën e një sërë vendimmarrjesh të shumë diskutuara të sistemit të drejtësisë, pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës. Burime pranë institucionit të akuzës, thanë se gjykata ka vendosur në zbatim të gabuar të ligjit, e për këtë shkak do t’i drejtohen Apelit.

Loading...