Arta Dade: “Mua më duket që vendi nuk po qeveriset prej 1 viti. Mesa duket nuk po e shoh që Rama të largohet”

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade vazhdon me bindjen e saj që kryeministri Edi Rama duhet të largohet.

E ftuar këtë të hënë në “5 Pyetje” nga Babaramo, ajo u shpreh se Rama dhe politikanë të tjerë si ai, mbeten në histori për ato që nuk kanë bërë.

Ndër të tjera, sipas Dades, Partia Socialiste ka qenë forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar, ndërsa sot ajo nuk funksionon.

“Mua më duket që vendi nuk po qeveriset prej 1 viti. 

Mesa duket nuk po e shoh që Rama të largohet. Ka politikanë që mbeten në histori për ato që kanë bërë dhe për ato që duhet të kishin bërë, por që nuk kanë bërë.

Për fatkeqësisht Partia Socialiste që ka qenë forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar andej nga duhet dhe tashmë kemi ardhur në një pikë që forca politike nuk funksionon, po as vendi jonë nuk qeveriset”, tha Dade.

Loading...