Arta Dade: “Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij”

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, e ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon, tha se ligji i miratuar në vitin 2015 për shërbimin e jashtëm, mund ka efekte negative. Ish-ministrja ka komentuar dhe delegimin e detyrës së ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj.

Dade tha se nuk e ka gjetur ende CV-në zyrtare të Gent Cakaj dhe nuk ka një ide mbi formimin e tij profesional.

“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme.

E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij”,- deklaroi Dade.

Duke ju referuar fjalimit të parë të Cakaj, Dade u shpreh se artikulimi i tij dipomatik ishte i papranueshëm.

“Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij. Nëse Cakaj është kaq i mirë le ta çonte në Kosovë dhe të kontribuonte për diplomacinë atje. Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit”,- tha Dade.

Lidhur me delegimin e detyrës së ministrit, Dade tha se Rama tregoi se nuk e ka idenë e shtetit. “Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit.

Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë. Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeministrin. Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale”,- tha Dade lidhur me zëvendësministrin e Jashtëm.

Ish-ministrja e PS-së është ndalur dhe në ligjin për diplomacinë, i cili sipas saj, është shkelur gjatë viteve të fundit. “Është keqardhje që Ben Blushi nuk është më në politikën aktive, ashtu si shumë personalitete të ndryshme jo vetëm në Partinë Socialiste. Largimi për arsyet që s’kemi kohë t’i shpjegojmë nuk është një gjë e udhës.

Blushi është një nga kontributorët për ta përmirësuar atë ligj, i cili nuk mbështeste dhe nuk inkurajonte të rinjtë që të futeshin në shërbimin diplomatik. Ligji parashihte që 80% të emërimeve të ambasadorëve të vinin nga shërbimi diplomatik dhe 20% nga radhët jashtë këtij shërbimi. 20% i lejonte çdo qeverie që në vende të përcaktuara si vende me partneritet strategjik mund të çoheshin ato figura që mund ta bënin punën më mirë. Ky ishte thelbi i ligjit. Duket hequr fare këtë prag, mendohet që 100% mund të mos vijnë fare nga karriera diplomatike”,- deklaroi Dade.

Sipas saj, që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme.

E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij.

Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit. “, shtoi ish ministrja

Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën.

Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë.

Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeministrin. Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale. /Oranews

Loading...