Arta Dade: “Unë kam muaj që e them, duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një tjetër”

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade, kritike e hapur e kryeministrt Rama ka theksuar nevojen që ka Shqipëria për krijimin e një lëvizje brenda PS-së, që do të mendojë për interesat e Shqipërisë.

Duke folur gjate nje interviste për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Dade thote se tashme nuk ka lidere, por vetem drejtues partish.

“Kemi nje mosfunksionim normal te shtetit, shteti nuk po funksinon normalisht, eshte shume veshtire te tregosh me gisht vetem nje aktor, pergjegjes jane ata qe e quajne veten lider te forcave polictike,.

Maxhoranca duhet te nxjerre pergjegjesite e veta, por edhe opozita ka hyre ne nje lufte politike e papergatitur”- thote ajo.

Dade perserit ate qe e ka thene edhe me pare, per nje largim te Rames dhe vendosjen e nje kryeministri tjeter.

“Kemi nje maxhorance monopartiake qe nuk po qeveris, maxhoranca duhet ta zgjidhe, une kam muaj qe e them, duke kerkuar qe kryeministri te larghet, te vendoset nje tjeter qe nuk mbart pergjegjesi kaq te medha mbi vete, se kemi nje maxhorance qe eshte kapur ne skandale qe duhet kohe te zgjidhen, dhe ne nje shoqeri demokratike konfliktet zgjidhen me dialog e kompromis. Por, ata qe e kane krijuar kete situate konfliktuale, nuk jane ata qe mund ta zgjidhin”- thote ajo.

Ajo e ka konsideruar veten lidere, e pranon se “Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit.

Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, duhet bere nje levizje, zërat nuk kanë munguar. Kujtoj Bushatin që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë, te hapim urgjent dialogun, se cilet duhet te ulen ne kete treyeze nuk me takon mua ta them, por ata qe e kane krijuar kete krize nuk mund ta zgjidhin”.

Loading...