Arta Marku: “Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërtën, sa herë ka patur një rast të vecantë”

“Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam caktuar në këtë post më mbështetjen e ndërkombëtarëve” -kështu iu përgjigj, Arta Marku pyetjes së anëtarit të KLP, Bujar Sheshi se si ajo do t’u rezistonte presioneve të politikës.

“Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërtën, sa herë ka patur një rast të vecantë. Kur cështjet janë trajtuar e janë zgjidhur, e kam vërtetuar të kundërtën. Më i fundit, një vendimmarrje për kreun e Bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël, apo varësi politike, aq më tepër që isha në periudhë kandidimi, kam bërë detyrën sic unë di ta bëj. Kam patur mbështetjen e atyre që ndajnë me mua të njëjtat vlera. Kam patur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, prej tyre jam zgjedhur, nuk kam patur asnjëherë mbështetje politike.” u shpreh Marku.

“Gjatë kësaj periudhe problemet kanë qenë të shumta, pamundësia e korrigjimit e ndërhyrjes, kur konstatoheshin veprime të gabuara, apo mos bërjen e rekurseve. Kam patur dijeni nga ankesat e qytetarëve, në shumë raste jam ndier keq që s’kam patur mundësi reagimi.

Cfarë mund të bësh kur një prokuror nuk do të bëjë rekurs. E vetmja që mund të bëj, vlerësimi i rastit dhe procedura disiplinore për prokurorin. po edhe kjo ka qenë e pamundur, pasi vetëm tani ka dënim për shkelje disiplinore. E thash që me këto kompetenca e me këto rrethana, asgjë s’mund të kisha bërë ndryshe.” -vijoi më tej Marku.

Loading...