Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e rendit të dytën në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.
Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.
Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm.
Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.
Loading...