Arta Marku: “Unë mendoj se të gjithë ata që i plotësojnë kriteret që kërkohen për kryeprokuror duhet të kishin aplikuar”

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku në “Open” me Eni Vasilin ka folur edhe për vendimin e saj për të marrë pjesë në garën për kryeprokuror.

“Unë mendoj se të gjithë ata që i plotësojnë kriteret që kërkohen për këtë post duhet të kishin aplikuar.

Dhe unë mendova unë mund ta bëj, pasi e njoh prokurorinë dhe i di gjithë problematikat”, tha ajo.

Ndërkohë me datë 2 Maj ëshë mbyllur afati për aplikimet për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa kanë plotësuar dokumentacionet vetëm 4 kandidatë.

Prokurori i ri pritet të zgjidhet në fundin e muajit Qershor dhe do të ketë një afat 7 vjeçar, ndërsa disa prej kompetencave të tij do të ndryshojnë, duke qenë se janë ngritur dhe disa struktura të reja, në sajë të procesit të Reformës në Drejtësi si SPAK apo KLP.

Do të jetë kjo e fundit ajo që do të marrë në shqyrtim dosjet e katër kandidatëve që janë: Olsian Çela, Arta Marku, Lulzim Alushaj dhe Fatjona Memçaj, dhe më pas 3 prej tyre që kanë pikët më të larta do t’i dërgohen Kuvendit

Loading...