Akademiku Artan Fuga shprehet se zgjedhjet e parakohshme janë në favor të qeverisë.
Fuga vlerëson se i është dukur e gabuar logjika e një kryetari partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohshme në pranverë.
Postimi i profesorit Artan Fuga:
Zgjedhjet e parakohshme sigurisht tani janë në favor të qeverisë
Dëgjova një kryetar partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohshme këtë pranverë.
Llogaritje krejt e gabuar!!!
Zgjedhjet e parakohshme tani janë tërësisht në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës.
Kjo e thënë ftohtë dhe me neutralitet.
Ndoshta deputetët e opozitës nxitohen të rihyjnë në Kuvend sepse helbete u bë kohë pa punë, por sa për rezultatin politik të zgjedhjeve të parakohshme, e sigurt që është në shërbim të qeverisë.
Hapi më i zgjuar i qeverisë do të kishte qenë pikërisht shpërndarja e këtij parlamenti kukull dhe mjaft karagjoz duke e ndërprerë rënien e saj para kohe dhe marrë veten me një fushatë elektorale.