Artan Fuga tregon si u infektua me Covid

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka folur pasditen e sotme në News 24 ku tregoi simptomat që kaloi, gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19.

Fuga u shpreh se kishte humbje nuhatje dhe shijeje, gjithashtu kollë e rrufë.
“Në këto situata, duhet të mendojmë për ata persona që kanë humbur jetën dhe të afërmit nga kjo pandemi, të gjithë ata mjekë që përballen me Covid-19 dhe të mendojmë për ata njerëz që vuajnë nga pasojat ekonomike e sociale që vijnë nga pandemia.
Si pacient, kalova disa simptoma, kisha humbje nuhatje e shije, rrufë, kollë.

Po, e kam bërë tamponin. Për dy javë kalova simptomat. Terapia ishte ajo që marrin të gjithë, vitamina C, D. Kjo ishte pak a shumë.

Kam pasur kujdes edhe me kontaktet, kam qenë dhe do jem edhe nja 10 ditë në izolim. Duhet që të gjithë të kalojmë situatën aktuale delikate”, tha Fuga.

Loading...