Artan Hoxha bën deklaratën e fortë

Gazetari Artan Hoxha thotë se emrat e pjesëtarëve të skuadrës operacionale që arrestuan Fredi Belerin janë publikuar në mediat greke.

Hoxha ngriti pyetjen mbi rrjedhjen e një informacioni të tillë në mediat e shtetit fqinj.
Më bëhet qejfi që Berisha foli. Nuk e ka uruar për fitoren Belerin. Edhe zoti Meta duhet ta përshëndesë. Është me logon dhe siglën e tyre.

Ai ka djegur flamurin e Shqipërisë. I ka duart me gjak.
Në një media greke pashë emrat e skuadrës operacionale të Tiranës. Si mund t’ia japësh këto një vendi me të cilin je në konflikt të hapur.

Gjej rastin t’i bëj thirrje AMP. Skuadra që ka kryer këtë operacion ka bërë detyrën. Kush ia ka dhënë një medie në Greqi emrat e skuadrës operacionale. Si është e mundur, si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale?

Loading...