Gazetari investigativ Artan Hoxha beson se Ervis Martinaj është rrëmbyer nga persona të veshur si policë, të cilët e kanë ekzekutuar.
Duke folur për fatin e personit më të përfolur nga bota e krimit në Shqipëri, Hoxha zbuloi disa detaje për lidhjet e Martinajt, si dhe ngriti dyshime në disa raste të tjera.
Largimi i bujshëm i Gledis Nanos, Rama tregon ku gaboi: Policia kishte nevojë për shkundje
Gazetari Hoxha shprehu habinë se si lajmi që Martinaj ishte vrarë dhe trupi i tij ishte ndarë në gjashtë pjesë, doli fillimisht te portali i Baton Haxhiut.
“Berisha iu referua portalit që ka lidhje me qeverinë, portalit të Baton Haxhiut, dhe unë nuk e kuptoj pse një portal që nuk poston të tilla lajme do e nxirrte atë lajm. Unë si prokuror do e pyesja”, u shpreh Hoxha.
“Ish-kryeministri Berisha, që e njeh dhe familjen e tij, foli qartë duke lënë të nënkuptohet që e kanë ekzekutuar”.
Hoxha zbuloi një rast kur sipas tij, Martinaj i cili kishte shtëpi në fshatin e Surrelit dhe ishte fqinj me kryeministrin Edi Rama, u konfliktua me punonjësit e Gardës.
“Marinaj ka qenë komshi me kryeministrin, është konfliktuar me punonjësit e Gardës, se ka qenë aty me disa djem të tjerë me biçikleta dhe i kanë kërkuar të largohet. Dhe është konfliktuar me ta”, tha Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”.
Sipas gazetarit, nuk ka dyshime që Martinaj është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar.
“Për mua ai është ekzekutuar. Ervis Martinaj është rrëbmyer nga një grup personash me uniforma të forcave speciale dhe automjete me fenelinë të forcave speciale, dhe prandaj kanë lëvizur lirisht nga aty ku e kanë marrë e kanë çuar në vendin e fundit ku është raportuAr”, tha ai.
Hoxha tha se në zgjedhjet e fundit, Martinaj kishte qenë faktor kyç për t’i siguruar një mandat LSI-së në Lezhë.
“Në fushatën e fundit, Martinaj ka qenë shumë i përfshirë në mbështetje të opozitës në qarkun e Lezhës, dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për mandatin e katërt, aty ka rrezikuar një mandat LSI-ja, dhe është futur Martinaj dhe i ka dhënë mandatin e katërt opozitës. Ai nuk financonte vetëm opozitën, ai kishte blerë dhe zyrtarët e qeverisë”, tha gazetari Hoxha.