Artan Hoxha flet për policin që preku vajzën në vende intime: Ka bërë arrestime të bujshme, është gjysh!

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit me pòlicinë e shtetit ku jo më larg se dje disa efektivë dhunuan një adoleshent tek Parku i Liqenit.

Ndërkohë, gazetari u ndal edhe tek rasti i disa ditëve më parë, kur një polic u filmua teksa prekte në vende íntíme një vajzë.

Hoxha thotë se ky rast është i rëndë, por është individual.

Gazetari dha detaje se policia i cili më pas u pezullua ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë.

“Në çdo veprim policor ku filmohet po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkrete sigurisht polici duhet të jetë e kujdesshme. Kombinimet e patrullave janë pòlicë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia.

Ka policë edhe të vjetër edhe të rinj. Ai i para disa javë ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në pòlicinë. Edhe ai në rastin e protestës, nuk kishte goditje, por tërheqja e volejbollistet baltosi veprimin e pòlicisë. Pòlicia e shetit ka shumë taktika.

Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën. E ka bërë një pòlici ne ekspereriencë, i cili flaku karrierën e vet. Pòlicia e shtetit është një organizatë. Pòlici duhet të jetë fytyra”, tha gazetari.

Loading...