Gazetari Artan Hoxha ka folur serish per vjedhen që ndodhi në Rinas, ku mbeti i pajetë edhe një prej autoreve Admir Murataj.
Hoxha ka thënë se forcat e FNSH-së, të cilat i ishin vënë pas autorëve të grabitjes nëse do të kishin vijuar t’i kishin ndjekur, efektivët do të ishin qëlluar.
Më tej ai ka thënë:
Gjëja që më ka bërë përshtypje këtë herë është se në momentin që ndodhi ngjarja pati një sulm të drejtuar kryesisht tek policia. Ndërkohë për herë të parë policia reagoi dhe reagoi shpejt. Policia u vu shpejt në ndjekje dhe u përplas. Reagimi ka qenë i shpejtë por mënyrën e reagimit nuk e zgjodhi policia.
Nuk ka qëlluar e para policia, kanë qëlluar ata. Po të kishin tentuar grabitësit të vrisnin policët do i kishin vrarë dhe aty kanë qenë vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve. Kanë qenë policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë por të pa orientuar se më kë kanë të bëjnë. Njoftimi që kishin ata në radio ishte: “Një makinë që dyshohet të jenë grabitësit ka ikur ne këtë drejtim”. Ata janë sulur në atë drejtim.“
Grabitja në Rinas ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit. Fillimisht u tha se ishin grabitur 2 milion euro, më pas do të ishin mediat ndërkombëtare ato që do të raportonin se ishin vjedhur 10 milion euro derisa u verifikua se ishin vjedhur 6.5 milion euro.