Gazetari Artan Hoxha si një sportdashës që është ka shpërthyer dje keq ndaj skuadrës së Dinamos. Ai shkruan se kjo është një skuadër milionerësh që tashmë ka mbetur në duart e Armand Dukës dhe mëshirës së tij.
Postimi i plotë:
Tani faljuni Sulltan Dukes, vetem ai u ben derman…
Sportivisht kjo skuader, qe mban veshur bluzen e Dinamos, eshte rrezuar ne kategorine e pare…
Nese ne fund te kampionatit, i ze vendit dikujt tjeter qe e meriton te qendroje ne superlige, kjo do te ishte merite ekskluzive e Armando Dukes..
Kur shikon Egnatian qe jep shpirtin ne fushe, kur shikon Kastriotin qe mund me aq merite Tiranen, padiskutim qe Dinamo nuk meriton te jete ne superlige.
Nje skuader pa shpirt, pa seder, pa karakter, pa gjak.
Nje ekip fund e krye amator, nga i pari te i fundi, qe sillet verdalle ne fushe pa bere ate qe eshte detyra kryesore ne nje ndeshje futbolli, shenimin e golit.
Nje klub qe e nisi sezonin tmerresisht keq, gjithe arrogance dhe mendjemadhesi.
Nje staf drejtues qe nuk e kishte jo vetem ADN e Dinamos, por qe as ja ka haberin çfare eshte dhe çfare perfaqeson Dinamo.
Dinamo eshte 18 here kampioni i Shqiperise dhe 13 here fituesi i kupes se Republikes ne 72 vite histori, perpara se te binte ne duart tuaja..
Ishin aq fodulle, sa larguan gjithe skuadren e vitit te kaluar me pordhet e medhaja, se do benin nje skuader per titull brenda nje viti…
Kjo skuader qe keni bere ju, eshte nje turp i madh.
Nje skuader, qe paguhet 100 fish me teper se ajo skuadra e vjetme, qe i merrte rrogat nje here ne 6 muaj sa rroga e nje pastruesi bashkie, por te pakten linte shpirtin ne fushe.
Aq dinin, aq benin, por te pakten nuk delironin si lojtare te medhenj ashtu si beni ju…
Nga Ibrahimi, qe ka vendosur te shijoje pensionin te Dinamo, e te gjithe me radhe.
Nese do ta kisha ne dore, ndeshjen tjeter do hidhja ne fushe skuadren e 21 vjeçareve. Edhe nese do te humbnin, do te luanin shume here me mire se ju dhe do linin zemren ne fushe…
Skuadra shume me keq te paguara se ju, pa emra te medhenj qe shetisin fanellen ne fushe, po tregojne se meritojne te qendrojne ne superlige shume me teper se Dinamo…
Te thuash turp per ju, as skuqeni as zverdheni…
Sa per zinxhirin drejtues, çfare te them?!
Arrogante dhe fodulle pafund.
Kembengulen deri ne marrëzi te “Fergusoni” i tyre dhe menaxheret e tij derisa e katandisën skuadrën ne kete fare feje.
Po korrin fiks ate çfare kane mbjelle…
Mjafton tu permendesh Xhulio Skuken, nje supersulmues vetem 23 vjeç, pikerisht ai qe i duhet Dinamos.
E flaken tej si te pavlere, pa ditur te fitonin as parate e tyre, qofte dhe duke e shitur per te fituar diçka.
Nderkohe nga ana tjeter nuk lane lojtare ne prag te pensionit pa e marre ne skuader si blerje te madhe.
Skuken nuk e aktivizuan kurre ne pozicionin e vet, sepse nuk e kishte sjelle ndonje menaxher shok i “Fergusonit”, si keta qe dalin te porta dhe nuk e dine si shenohet goli…
Preferoj me mire te mbeshtes nje skuader amatoresh qe lene shpirtin ne fushe, qofte dhe ne kategorine e trete, sesa nje skuader milioneresh pa karakter, qe tashme jane nen meshiren e Armando Duke…
Vendosni kapuçet e zinj ne koke si ne kete foto, qe te mos u njoh njeri dhe mos u dukni me.