Babai i Elvis Troqes, i cili rezulton i zhdukur prej katër muajsh, Krenar Troqe gjatë një interviste ne gazetarin Artan Hoxha ka treguar detaje të reja.
Sipas tij zhdukja e djalit nuk lidhet me Albano Xhaferrin, pasi Xhaferri dhe Elvis Troqe nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
“Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllai dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin”, – ka treguar babai i Elvis Troqes.
Më tej ai ka treguar se kur kishte shkuar tek lokali kishte parë se djali i tij telefonin e kishte lënë atje.
“Po, telefoni ishte aty, edhe kafenë sa e kishte marrë. Kishte kaluar një makinë, i ka rënë bories dhe djali është çuar dhe ka shkuar atje. Kur shkoi tek makina, bënte muhabet nga sporteli, pas kësaj hipën në makinë. Një person, që unë dyshoj se ka sinjalizuar ka qenë përballë makinës së tij”, – ka treguar ai më tej./ CNA.al