Artan Hoxha: “Kambanat e alarmit ranë për ata që nuk kanë vesh, dhe kur ske vesh bilanci dihet…”

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e ndodhur diten e sotme ne Shkoder ku mbeten te vrare dy vellezer,

Reagimi i plotë:

Kambanat rane per ata qe s’kane vesh!!!!

Ekz.ekutohen vellezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numer 10 dhe 11 te nje seriali vrasjesh qe nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci qe mbante ne preher foshnjen e saj.

Kambanat e alarmit rane per ata qe nuk kane vesh, dhe kur ske vesh bilanci dihet…

Kjo e sotmja eshte thjeshte kronika e nje vrasje te paralajmeruar…

Policis e Shkodres, qe eshte kthyer ne ndermarrje funerale, pasi vetem mbledh ku.foma rrugeve te qytetit, deklaron se autoret jane te panjohur dhe kane ikur ne drejtim te paditur…

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnje vrasje e zbuluar, asnje emer autori, asnje vrases ne burg. Zinxhiri komandues i policise se Shkodres, nese nuk kujtohet kush tu largoje nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen se me keq se kaq nuk ka ku shkon.

Ne te vertete gjithe Shkodra e di kush jane vr.asesit dhe ne cfare drejtimi kane ikur, madje dhe ne cfare shtepie jane duke ndjekur lajmet mbi vrasjen ne tv.

Loading...