Sipas gazetarit Artan Hoxha në Shqipëri mund të rritet kultivimi i kanabisit. Në studion e Abc News, Hoxha solli në vëmendje se gjatë vitit zgjedhor në Shqipëri gjithnjë është rritur kultivimi i lëndëve narkotike.
Ndërkohë, gazetari thekson se çmimi në treg i lëndës narkotike është rritur për shkak të pasojave të izolimit të ardhura nga përhapja e Covid-19. Në Itali çmimi i 1 kg kokainë ka shkuar deri në 38 mijë euro dhe siç thotë gazetari për shkak të mungesës do të rritet edhe kërkesa në treg. Kjo më pas do të sjellë edhe rritjen e kultivimit në Shqipëri.
“Çmimi ka lëvizur. Në Itali ka shkuar kilogrami i kokainës 37 apo 38 mijë euro. Çmimi ka lëvizur nga 23 mijë në 37 mijë euro. Duke u rritur çmimi dhe kërkesa në Itali, detyrimisht do të rriten shanset që në Shqipëri të rritet kultivimi i kanabisit. Policia duhet të studiojë dhe duhet të ketë informacion se toka tani përgatitet”, u shpreh gazetari.
Hoxha thotë se policia ka informacion për zonat ku kultivohet kanabis në vend.
“Nëse kujtoni atë vitin e famshëm, mua nuk më kanë marrë asnjëherë te ai helikopteri sepse ata e dinin që unë kisha informacion se në cilën zonë po kultivohet. Edhe sot nëse ngre dronin në zonën Tiranë, Fushë Krujë, Rinas e krijon idenë ku po bëhet gati terreni për kanabisin. Nëse shkon përgjatë lumit të Vlorës, ti e krijon idenë se po kultivohet kanabis. Jo e vetmja policia e Shtetit mund ti bëjë të gjitha. Duhet të ketë një strategji të qarrtë nga institucionet”, deklaroi ai.
Gazetari u ndal edhe te operacioni i famshëm OFL, i cili erdhi me shumë bujë. Ai thekson se kjo periudhë vërtetoi se kishim të banimin me një operacion propagandistik.
“Prova që OFL ishte një operacion propagandistik është dhënë tani. Njerëzit janë mbyllur. Ku është OFL? Pse nuk punon në këtë kohë. Pas Rakacollit të dalë edhe ajo dhe të na thotë kujt ia ka çuar zarfin. Nuk ka sepse në këtë kohë nuk ka audiencë. Në momentin kur ne do shpëtojmë nga koronabvirusi, do të riaktivizohet OFL. Nuk luftohet krimi me deklarata. Ai i ka marrë masat përpara. Në Shqipëri ka bosë të krimit që e kanë buxhetin më të madh se ministria e Brendshme”, tha gazetari. /abcnews.al