Artan Hoxha paralajmëron përplasje fizike në PD në 11 Dhjetor

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, mund të ketë edhe një përplasje fizike, ndaj policia do të jetë e pranishme me efektivë “civilë”, pasi ata me unifromë e tensionojnë situatën.

Kam parë edhe këto ditë, ka një tentativë edhe nga struktura që është sot brenda selisë së PD për të krijuar idenë që do të ketë një përplasje për të marrë kalanë. Ka një ide. U është dhënë informacion edhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një plan masash edhe të policisë. Ka plan edhe për atë që do të ndodhë mbrapa. U është thënë se mund të kemi probleme, përplasje dhe persona që mund të hyjnë në seli. Policia është e detyruar t’i dalë të keqes përpara.

Pastaj vijnë te pjesa e inteferimit. Kam parë njerëz, demokratë, qëndrestarë, që kanë pasur rol protagonisti të cilët i kam parë gjithë kohës bashkë. Këtë radhë kam pasur që disa kanë shkuar me Lulin dhe disa të tjerë janë me Berishën. Kjo nuk është gjë e mirë. Unë nëse do të isha te pjesë që këshillojnë, nuk do e këshilloja të bënte një Kuvend në 18, por te ky i datës 11 të shkonin.

Dua tu them demokratëve dhe qytetarëve se masa janë marrë. Deri tani nga agjencitë e zbatimit të ligjit ka plan masash. U është kërkuar, ka filluar të bëhet me atë pjesë të policisë që është civile, se ajo me uniformë e tensionon situatën. Ka një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitet dhe një plan tjetër për përplasjet që mund të ketë pas Kuvendit”, deklaroi gazetari.

Loading...