Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përfunduar në SPAK. Lajmin e ka zbuluar vetë ai, duke u shprehur me ironi se i duhej një ndryshim pasi mbeti duke bërë procedura vetëm në prokuroritë e rretheve.
Ai nuk ka treguar për çështjen që është thirrur, por ka përmendur kryedemokratin Lulzim Basha kur u thirr nga SPAK për hetimet e çështjes “Toyta Yaris”.
POSTIMI I HOXHËS
Nganjehere e ben robi nje xhiro deri ne SPAK, se mbeta vetem duke bere proçedura ne prokurorite e rretheve…
Dhe si ka thene Lulzim Basha dora vetë kur doli nga zyrat e SPAK, para 11 ditesh:
“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se do kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje”. Faleminderit kolegeve per fotot e meposhteme…