Artan Hoxha: Politikani që shkoi me pistoletë në varrimin e Bujar Nishanit

Gazetari investigativ Artan Hoxha përmes një video që ka publikuar thotë se një politikan ka shkuar me pistoletë në varrmion e ish-Presidentit, Bujar Nishani.

Edhe pse nuk e bën të ditur për kë bëhet fjalë, gazetari duket se vetë e di se cili është ai, sepse në postimin e tij shkruan se ai mban me vete gjithmonë armën.

“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqesor si Bujar Nishani, edhe me kobure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi.

Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmone arme me leje….” – shkruan Hoxha.

Loading...