Ai thotë se Prokuroi i Përgjithshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, “asnjë nga tre kandidatët nuk është i duhuri për tu zgjedhur Prokuror”, shprehet ai.
Pres nga Prokurori i ri të tregojë se është një lider dhe është i aftë të kthejë besimin e qytetarë te organi i akuzës. Sfida e tij më e madhe sot është trupa e Prokurorisë sepse sot ato u ngjajnë emergjencave civile. Prokurori i zgjedhur duhet të motivojë këtë trupë prokurorësh që ka në dispozicion. Duhet t’ju a bëjë të qartë që ky vend nuk ka mënyrë tjetër shpëtimi”, u shpreh gazetari Hoxha.
Më tej ai shton se Prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun janë një nga arsyet që kanë sjellë dështimin e shumë çështjeve.
Hoxha u ndal te bota e krimit duke theksuar se shumë shqiptarë janë arrestuar sepse bëjnë transport ilegal të klandestinëve që vijnë nga zona e luftës për ti çuar në Europë.
Gazetari Hoxha ndër të tjera tha se Prokurori i ri ka një sfidë për shkak se ka shumë çështje të pazgjidhura, ai përmend ngjarjet kriminale të pazbardhura në Shkodër, vitet e fundit, 16 të zhdukur në Vlorë dhe bandat nuk janë goditur, tha Hoxha.
Gjithashtu gazetari përmendi dhe bandat në Elbasan dhe vrasjen e Prokurorit në Durrës. Ne njohim vetëm kufomat por nuk dimë se kush janë autorët tha Hoxha dhe mbetet të jetë sfida e Prokurorit Çela.
Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.