Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar ngjarjen e ditëve të fundit në vendin tonë, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan të shtunën nën dyshimet për spiunazh në uzinën Ushtarake në Gramsh.
Hoxha me anë të një postimi në rrjetin social ka postuar një foto ku duket një nënë që po mbush kallashnikovin me fishekë.
“Ata spiunet ruse, mund te na marrin sekretet e uzinës se Çekinit, ku prodhohej “Kallashnikovi” made in Albania, po nuk na vjedhin dot përgatitjen tekniko-taktike të hallës…”, shkruan ndër të tjera Hoxha.
Postimi i plotë:
Halla, halla, me dajen, duke pritur agjentet ruse, le te qasen po ua mbajti!!!
Ata spiunet ruse, mund te na marrin sekretet e uzines se Çekinit, ku prodhohej “Kallashnikovi” made in Albania, po nuk na vjedhin dot pergatitjen tekniko-taktike te halles…
Edhe pse halla, eshte duke bere stervitje me “motren e vogel” të Kallashnikovit, Karabinen 10-she…
Nuk thote kot populli:
Te puth halla mu ne balle