Këtë të hënë u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ku në fokus ishte padyshim çështja “Beleri”.
Duke marrë shkas nga ky takim, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka rikujtuar faktin se në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë dhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë nuk është mbledhur asnjëherë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha ka shënjestruar Dhoma e Avokatisë së e Shqipërisë, e cila nuk ka reaguar lidhur me veprimet e homologëve grek në vendin tonë.
“Po mirë mo zotërinj, në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë, që jo vetëm u janë privuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe as që e ka vënë ujin në zjarr kush, por dhe i kanë masakruar barbarisht….
Kjo Dhoma e Avokatisë së Tiranës apo e Shqipërisë, si nuk e tha një fjalë, kur pa se çfarë bëjnë homologët grekë të ulur këmbëkryq në mes të shtëpisë…”, shkruan gazetari.