Artan Hoxha: Si e takova natën Balilin e fshehur (video)

Klement Balili do të shfaqet nesër në mbrëmje në një intervistë televizive për herë të parë pas arratisjes së gjatë dhe vetëdorëzimi mëngjesin e sotëm në Polici.

I ashtëquajturi “Eksobari I Ballkanit” do rrëfehet në një intervistë me gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, në emision “Repolitix”

Nga studio e lajmeve të Report Tv, Hoxha ka treguar se si Balili u dorëzua të Policia dhe kushtet që ai ka vendosur.

“Kam parë që kanë folur personalitetet më të larta të vendit. Është ngjarje e jashtëzakonshme pasi ai kërkohej për më shumë se dy vite. Përmendej në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane, është edhe numri 1 i listës së më të kërkuarve.

Në intervistën tonë ai shpjegon rrethanat se përse i shmanget arrestimit dhe sqaron edhe pse ka zgjedhur atë rrugë. Të gjithë e akuzonin njëri-tjetrin për të. Kam shkuar natën, as unë nuk e di se ku e kam bërë ekzaktësisht intervistën. Imazhi i tij kishte ndryshuar, kjo e kishte ndihmuar duke e bërë shumë të vështirë që të kapej.

Dështuan 16 operacione për kapjen e tij. Unë e kam pyetur si ka mundur tú mbijetonte kaq shumë operacioneve. Por pas një kohë kaq të gjatë kërkimi dhe operacionesh të dështuara. Me një aftësi të pazakonte arriti t’u mbijetonte. Momentin që e takova më tha unë jam  i madh, që ti vazhdimisht ke folur dhe ju më keni bërë.

Unë do të marr një vendim, tha. Para kamerës Balili ishte… edhe snajperin nuk e kishte aq frikë sa kamerën. Kjo ishte intervista e dytë. Intervistën do të japim në ditët në vijim. Ai ka dhënë përgjigjet e veta, sipas asaj që i mendon ai. Ai flet edhe për akuzat për lidhje me politikën, flet se edhe kë kryeministër ka takuar. Ai ka dhënë se do të dorëzohet kur të dërgohet dosja në gjykatë. ”, ka thënë Artan Hoxha.

Loading...