Artan Hoxha zbardh prapaskenat e frikshme të ekzekutimeve: ‘Ja arsyeja e vërtetë përse larja e hesapeve nis në këtë kohë, zonë kampion mbahet…’

3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin gjatë ditëve të fundit.
Lidhur me këtë fakt, gazetari Artan Hoxha tha se vrasjet rëndom nisin përgjatë sezonit të vjeljes së kanabisit, për çka edhe kërkohen hesape mes grupeve kriminale.

Ishin tre ngjarje të menjëhershme, vendi dukej se ka pasur qetësi dhe sapo ndodhi vrasja e parë e shoqëruar me dy të tjera, tregoj që në vend mund të eskalojë situata në terrenet me kanabis.
Duke qenë se Shkodra është zona kampion për sasi të mëdha të kultivuara të kanabisit, në këtë periudhë të vitit, është koha kur fillon vjelja e kanabisit, dhe këtu fillon edhe larja e hesapeve mes grupeve.

Personat që janë goditur janë ata që kanë historik për çështjen e kanabisit.

Loading...