Artan Hoxha zbulon informacione të bujshme

Një biznesmen shqiptar u përfol në mediat online për lidhje me kartelin meksikan të Sinaloas dhe përmes këtij karteli pastroheshin paratë.

Ky biznesmen, për të sqaruar të gjitha këto pretendime dhe akuza që janë bërë në disa media online, nesër do të jetë i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan. Konfirmimin e ka bërë drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i cili u shpreh se: “Personi do të jetë vetë nesër i ftuar në studio. I është përgjigjur pozitivisht ftesës që i kanë bërë gazetarët tanë, kanë arritur ta gjejnë dhe ka thënë që do vijë të flasë”.

Mbrëmjen e sotme, gazetari Artan Hoxha i pyetur nga Blendi Fevziu nëse këto akuza janë serioze, tha se ky biznesmen është sulmuar nga karteli i Sinaloas për t’i marrë bizneset.

“Ka ikur herët nga Shqipëri, mos gaboj duhet të jetë 48-50 vjeç. Ai ka qenë në disa vende të Amerikës Latine. Unë jam vënë në lëvizje në lidhje me këtë person për shkak se emri i tij ka dalë në një aferë në Panama, kur është diskutuar për lidhje me politikanë dhe me pushtetarë në Panama. Pastaj emri i tij është përmendur në historinë e dokumenteve të Panama Papers.

Nuk është qytetar nga Vlora, është nga Njësia Administrative e Belshit, se familjen e ka atje. Në Meksikë di që ka patur një konflikt që ka filluar 3 vite më parë në një rrjet të kazinove të cilat i administron ky person. Ka patur disa ngjarje të iniciuara nga karteli Sinaloa. Karteli Sinaloa ka dashur që t’ia marrë këtë biznes sepse është një biznes që është i ndërtuar në një rrjet hotelesh që është brand ndërkombëtar. Dhe karteli i Sinaloa ka iniciuar disa ngjarje brenda këtyre kazinove ku njerëz të armatosur janë futur brenda, kanë hapur dhe zjarr, kanë tentuar që ta shkatërrojnë atë si biznes, t’ia marrin nën kontroll. Karteli Sinaloa nuk ka qenë mbrojtësi i tij, por ka qenë sulmuesi”, tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Loading...