Artan Hoxha zbulon kush e publikoi videon: Unë e kisha prej kohësh, por prisja…

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e emisionit “Opinion” se videoja e ish- kryebashkiakut të Kukësit është filmuar nga vetë vajza që shfaqet në video.

Hoxha tha se vajza ka hyrë në zyrë pa celular, por me një çantë në të cilën me sa duket ka futur një pajisje regjistruese.

Hoxha: Ajo që përbën interes publik është 13 minuta e 40 sekonda.

Fevziu: Video është bërë nga vajza?

Po, vajza e ka filmuar takimin. Mban mend para disa vitesh qe bëhej lufta e videoeve të politikanëve? Vetë i kanë filmuar. Aq më shumë që në zyrën e bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret dhe nuk lejonte askënd të hynte me çanta.

Vajza për të qenë e besueshme celularet i ka lënë në makinë. Unë dyshoj që ishte një termus sepse shikoj vajzën që herë pas here shkonte tek çanta dhe herë pas here merrte letra të lagura, madje ai në një moment në video i thotë: Ku shkon me këtë çantë në zyrën e kryetarit të bashkisë?

Fevziu: Vajza ka shkuar vetë apo është dërguar?

Hoxha: Nëse kjo do ishte një çështje mes dy qytetarëve nuk ka asnjë lloj interesi. Por ajo që përbën interes është një zyrtar, është zyra e shtetit dhe flitet për një tender.

Unë besoj që ajo video ka rrjedhur. Unë e kam patur prej kohësh videon, por po verifikoja a është kryer afera korruptive.

Loading...